Kirurg dhe okulist për operacione të syrit në Shqipëri
Me mbi 30 vite përvojë në oftalmologji dhe kirurgji të syrit, Dr. Kastriot Boriçi është një nga emrat e spikatur të oftalmologjisë shqiptare.
Në vitin 1993, përmes një burse meritokratike për Turqi, ai vijoi studimet në Stamboll dhe u specializua në oftalmologji, duke ndërtuar një karrierë të gjatë profesionale në një prej qendrave më të rëndësishme mjekësore të rajonit.
I udhëhequr nga dëshira për të sjellë standarde bashkëkohore të kujdesit okulistik në Shqipëri, në vitin 2006 u rikthye në Tiranë dhe në vitin 2009 themeloi Klinikën Europiane të Syve.
Prej atëherë, Dr. Boriçi i është përkushtuar trajtimit të pacientëve dhe kirurgjive të avancuara të syrit, duke ofruar kujdes të specializuar për pacientë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.
Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj profesionit dhe pacientëve, ai vijon të ndërthurë eksperiencën, përditësimin profesional dhe përkushtimin njerëzor, me synimin për t’i dhënë çdo pacienti kujdesin që meriton.