Fundoskopia

Fundoskopia

Fundoskopia është një ekzaminim oftalmologjik i specializuar që mundëson vlerësimin e pjesës së pasme të syrit, përfshirë retinën, makulën, nervin optik dhe enët e gjakut. Ky ekzaminim është një nga metodat më të rëndësishme për diagnostikimin dhe monitorimin e shumë sëmundjeve të syrit, si dhe për identifikimin e ndryshimeve që mund të lidhen me sëmundje sistemike.

Përmes fundoskopisë, oftalmologu mund të zbulojë në faza të hershme ndryshime që ndikojnë në shikim dhe të përcaktojë trajtimin ose ndjekjen më të përshtatshme për çdo pacient.

Kur rekomandohet?

Fundoskopia rekomandohet për:

  • Diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjeve të retinës.
  • Vlerësimin e degjenerimit makular.
  • Kontrollin e retinopatisë diabetike.
  • Vlerësimin e dëmtimeve të nervit optik.
  • Diagnostikimin dhe ndjekjen e glaukomës.
  • Kontrollin e pacientëve me hipertension arterial ose sëmundje të tjera sistemike që mund të prekin syrin.

Përfitimet nga Fundoskopia

  • Vlerësim i detajuar i retinës dhe nervit optik.
  • Diagnostikim i hershëm i patologjive okulare.
  • Ndihmon në monitorimin e ecurisë së sëmundjeve të syrit.
  • Ofron informacion të rëndësishëm për planifikimin e trajtimit.
  • Ekzaminim i sigurt dhe me vlerë të lartë diagnostikuese.

Çfarë duhet të dini?

Në disa raste, fundoskopia mund të kryhet pas zgjerimit të bebëzës me pika okulare për të mundësuar një pamje më të plotë të pjesës së pasme të syrit. Pas ekzaminimit, shikimi mund të jetë përkohësisht i turbullt dhe sytë më të ndjeshëm ndaj dritës për disa orë.

Pse të zgjidhni Klinikën Europiane të Syve?

Klinikën Europiane të Syve, Fundoskopia kryhet me pajisje moderne diagnostikuese që ofrojnë një vlerësim të detajuar të retinës dhe strukturave të tjera të pjesës së pasme të syrit. Ekipi ynë i oftalmologëve siguron interpretim të saktë të rezultateve dhe kujdes të personalizuar, me fokus diagnostikimin e hershëm dhe ruajtjen e shëndetit të shikimit.