Trajtimi i Infeksioneve Okulare

Infeksionet okulare janë ndër patologjitë më të zakonshme të syrit dhe mund të prekin struktura të ndryshme si konjuktiva, kornea apo qepallat. Gjendje si konjuktiviti dhe keratiti mund të shkaktojnë skuqje, djegie, irritim, lotim, ndjeshmëri ndaj dritës dhe turbullim të shikimit.

Në klinikën tonë realizohet diagnostikim i detajuar për identifikimin e shkaktarit të infeksionit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Terapitë medikamentoze dhe monitorimi profesional ndihmojnë në eliminimin e infeksionit, reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e komplikacioneve që mund të dëmtojnë shikimin.