Mikrokirurgji moderne për patologjitë e retinës dhe vitreusit
Vitrektomia është një procedurë mikrokirurgjikale që përdoret për trajtimin e patologjive komplekse të vitreusit dhe retinës, përfshirë:
- Hemorragjitë vitreale
- Komplikacionet diabetike okulare
- Infeksionet intraokulare
- Membranat epiretinale
- Shkëputjen e retinës
- Patologji të tjera vitreoretinale
Gjatë procedurës hiqet xheli vitreus dhe krijohet akses direkt për trajtimin e retinës dhe strukturave të brendshme të syrit.
Teknikat moderne minimalisht invazive lejojnë incizione shumë të vogla, traumë më të reduktuar kirurgjikale dhe rikuperim më të avancuar post-operator.