FEMTO LASIK

FEMTO LASIK

FEMTO LASIK përfaqëson gjeneratën më të avancuar të kirurgjisë refraktive me laser, duke ofruar një zgjidhje të sigurt, precize dhe efektive për korrigjimin e miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit. Falë teknologjisë së fundit Z-LASIK by Ziemer, procedura realizohet tërësisht me laser, pa përdorimin e bisturisë mekanike, duke garantuar saktësi maksimale dhe siguri të lartë për pacientin.

Gjatë procedurës, një laser femtosecond krijon me precizion një flap shumë të hollë në korne, ndërsa Excimer Laser modelon sipërfaqen e saj për të korrigjuar defektet refraktive. Ky kombinim i teknologjive më moderne mundëson rezultate të personalizuara, rikuperim të shpejtë dhe një përvojë komode gjatë trajtimit.

Procedura zgjat vetëm pak minuta për secilin sy, kryhet me anestezi lokale në formën e pikave okulare dhe është praktikisht pa dhimbje. Shumica e pacientëve përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të shikimit që në 24 orët e para, duke iu rikthyer shpejt aktiviteteve të tyre të përditshme.

Klinikën Europiane të Syve, FEMTO LASIK realizohet me teknologjinë Z-LASIK by Ziemer, një nga platformat më të avancuara në botë për kirurgjinë refraktive. E kombinuar me përvojën shumëvjeçare të ekipit tonë të specialistëve dhe standardet më të larta të kujdesit mjekësor, kjo teknologji ofron rezultate të sakta, të qëndrueshme dhe një nivel maksimal sigurie për çdo pacient.

Përfitimet e FEMTO LASIK

  • Korrigjon miopinë, hipermetropinë dhe astigmatizmin.
  • Procedurë 100% me laser, pa përdorimin e bisturisë.
  • Teknologji Z-LASIK by Ziemer për saktësi dhe siguri maksimale.
  • Rikuperim i shpejtë dhe përmirësim i shikimit brenda 24–48 orëve.
  • Redukton ose eliminon nevojën për syze dhe lente kontakti.
  • Trajtim i personalizuar sipas karakteristikave të secilit sy.
  • Procedurë minimale invazive me rezultate afatgjata.

Përpara trajtimit, çdo pacient i nënshtrohet një vlerësimi të plotë okulistik për të përcaktuar nëse FEMTO LASIK është alternativa më e përshtatshme. Në Klinikën Europiane të Syve, ju përfitoni nga kombinimi i teknologjisë së gjeneratës së fundit, ekspertizës së kirurgëve tanë dhe një kujdesi të personalizuar në çdo etapë të trajtimit, me synimin për t’ju ofruar një shikim të qartë dhe cilësi më të mirë jetese.