Kujdes i specializuar për zhvillimin normal të shikimit tek fëmijët
Okulistika pediatrike fokusohet në diagnostikimin, trajtimin dhe monitorimin e problemeve të shikimit tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Zhvillimi i sistemit vizual gjatë viteve të para të jetës është thelbësor për funksionin normal të shikimit, koordinimin vizual dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.
Shumë patologji okulare pediatrike mund të mos shfaqin simptoma të dukshme në fazat fillestare, ndaj kontrollet okulistike të hershme janë shumë të rëndësishme për identifikimin dhe trajtimin në kohë të problemeve që mund të ndikojnë në zhvillimin vizual afatgjatë.
Në Klinika Europiane e Syve realizohen ekzaminime të specializuara pediatrike për diagnostikimin dhe trajtimin e:
- Strabizmit (syrit të shtrembër)
- Ambliopisë (syrit dembel)
- Miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit
- Kataraktës kongjenitale
- Patologjive të lindura okulare
- Problemeve të koordinimit vizual
- Çrregullimeve të fokusimit dhe perceptimit vizual
Përmes metodave moderne diagnostikuese dhe trajtimeve të personalizuara, synojmë të mbështesim zhvillimin normal të sistemit vizual dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës së fëmijës.
Shërbimet e okulistikës pediatrike përfshijnë:
- Ekzaminime të specializuara të shikimit tek fëmijët
- Diagnostikim të patologjive okulare pediatrike
- Monitorim të zhvillimit vizual
- Korrigjim të problemeve refraktive
- Trajtim konservativ dhe kirurgjikal
- Ndjekje të vazhdueshme dhe këshillim për prindërit